Site icon Telegrafi

Seriali ”Marco Polo” do të inçizohet në Maqedoni?

Pjesë territoriale të Maqedonisë mund të bëhen skenë e sezonit të tretë të tv serialit të njohur ”Marco Polo”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë arsye, në Maqedoni kanë ardhur përfaqësues të produksionit ”Winstein Company”, të cilët tashmë kanë vizituar disa lokacione, për t’u njohur me potencialin natyror të vendit, ndërkaq sot u takuan me ministren e kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Projekti është ende në fazën përgatitore dhe shkrimin e skenarit për 10 epizodet e reja, ndërkaq deri tani, ky serial është xhiruar në Malajzi, Hungari, Sllovaki dhe Kazakistan.

Exit mobile version