Telegrafi

Serial i ri nga Kim

Kim Kardashian së fundmi është frymëzuar nga blogerë të ndryshëm, të cilët promovojnë trendet e fundit të modës.

Për këtë arsye ajo ka vendosur të krijojë një serial të ri, i cili do të vërë në konkurrim blogerë të ndryshëm për aftësitë dhe kreativitetin që ata kanë në industrinë e modës dhe të grimit.

Për herë të parë, 35-vjeçarja do të qëndrojë në prapaskenë si një producente ekzekutive dhe është shprehur se fituesi do të punojë përkrah saj si drejtues të aplikacioneve të bukurisë së familjes Kardashian, raporton Top Channel.

Ky serial, i cili momentalisht nuk ka një titull, pritet të nisë së shpejti përkrah “Keeping up with the Kardashians” dhe aplikimet për të kanë nisur, por akoma nuk është bërë publike nëse Kim do të jetë pjesë e saj në ekran.