Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Jean Michael Seri këmbëngul se nuk di asgjë për spekulimet që e lidhin atë me Barcelonën dhe është fokusuar vetëm tek Nice.
Raportet gjatë javës së kaluar pohuan se Barca ishte gati të paguante klauzolën e lirimit të Serit për 40 milionë euro, me katalanasit që përcaktonin ‘Xavin afrikan’ për të rritur mesfushën e tyre.
Megjithatë, Seri ka mohuar të dijë diçka rreth kësaj çështje, duke theksuar se po punon çdo ditë për ndeshjet e ardhshme me Nice.
“Sinqerisht, unë nuk jam duke menduar për këtë. Jam i fokusuar në angazhimet tona të ardhshme”, ka thënë fillimisht Seri për RMC.
“Ne kemi ndeshje që vijnë dhe duhet të përqendrohemi tek to. Jam i përqendruar në atë që po bëj në stërvitje dhe ndeshje”.
“Barça? Nuk e di, nuk di më shumë se ti. Mediat janë duke folur, gjithkush është duke folur, por unë jam fokusuar vetëm në përgatitjet për ndeshjet tona dhe kjo është ajo”, përfundoi mesfushori i Nice. /Telegrafi/