Site icon Telegrafi

Seri e re speciale e ‘Wrangler Unlimited Х’ (Foto)

Jeep e ka zgjedhur podiumin e panairit të automjeteve në Paris për prezantimin e novitetit – serisë së veçantë Jeep Wrangler Unlimited ‘X Package’.

Ky model vjen në kombinim me motor 3.6 l me benzinë që zhvillon 284 KF, gjegjësisht motor 2.8 l turbo me naftë, si edhe marsh automatik me pesë shpejtësi dhe 4WD.

Objektivi kryesor i këtij automjeti është që të tregojë se dëshira për aventurë mund të transmetohet edhe në ambientet urbane, prandaj aftësitë legjendare të Wrangler për terrene të ndryshme, janë të fshehura nën karroceri me një stil ekskluziv. /Telegrafi/

Exit mobile version