Site icon Telegrafi

Seri e mbrëmjeve të zjarrta në Transit të Pejës me Noizyn, Ledrin, Tayna, Gjikon e Ardian Bujupin

Klubi më i madh i natës në Pejë, Transit Club, ka konfirmuar serinë spektakolare të ndejave për festat e fundvitit.

Në faqen zyrtare një prej klubeve të natës më të mëdha në vend ka konfirmuar netët e zjarrta me disa prej yjeve më të mëdha shqiptare.

Më 1 janar vitin e ri e hapin Ardian Bujupi dhe Xhela, që sjellin muzikën më të mirë shqip në një prej vendeve më të mira.

Noizy dhe Ledri bashkohen për të performuar në Transit në më 2 janar, në atë që është mbrëmja më e madhe që hap vitin e ri 2019.

Noizy dhe Ledri performojnë për herë të parë pas një kohe të gjatë, dhe dihet se të dy kanë hite të mëdha.

Gjiko dhe Tayna më 3 janar do të sjellin më të mirën nga hip hopi në skenën më të madhe në Pejë, së bashku me grupin e njohur të muzikës pop folk, Buraku dhe Grupi Fama.

Së fundmi Gjiko solli hitin “Distanca”, ndërsa Tayna solli këngën “Aje”.

Këto evente përkrahen nga pija më e preferuar, Sola. /Telegrafi/

Exit mobile version