Site icon Telegrafi

Sergio Romero shkatërron Lamborghinin 200.000 eurosh, por shpëton pa lëndime

(Foto: Screenshot/Twitter/Getty Images)

Portieri argjentinas, Sergio Romero, ka shpëtuar pa lëndime, pas një aksidenti të pësuar me automjetin e tij të hënën në Carrington.

Lojtari i Manchester Unitedit është fotografuar pranë Lamborghinit të tij të aksidentuar në vlerë prej 200.000 euro.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fushës stërvitore të Djajve të Kuq, ndërsa xhirimet e veturës së tij të dëmtuar janë shpërndarë në rrjetet sociale.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Romero është fotografuar dhe xhiruar në gjendje të mirë duke qëndruar në skaj të rrugës, pranë veturës së aksidentuar.

Në videot e publikuara nga kalimtarët, shihet Lamborghini që ka dalë nga rruga, ndërsa mediat angleze kanë raportuar se përkundër aksidentit, 32-vjeçari kishte shkuar në stërvitjet e të hënës. /Telegrafi/

https://twitter.com/unitedaaaaw/status/1219222279239938049

Kështu dukej vetura e padëmtuar (Foto: Twitter)

Exit mobile version