Sergio Ramos është në afër historisë në El Clasico, ku i kanë mbetur vetëm edhe tri takime që t’i zhvillojë në ndeshjet Real Madrid – Barcelona.
Nëse mbrojtësi luan në secilën nga këto tre ndeshje brenda muajit, ai do ta barazojë rekordin e mbajtur nga Paco Gento, Xavi dhe Manuel Sanchis, që kanë më shumë paraqitje në këto ndeshje.
Nga këta tre emra, vetëm Gento e ka nisur nga minuta e parë secilën prej 42 ndeshjeve të tij – diçka që Ramos mund të imitojë, pasi deri më tani ka filluar në secilën prej 39 paraqitjeve të tij.

E para e tij erdhi në vitin 2005, kur Ronaldinho e turpëroi disa herë mbrojtjen e Los Blancos dhe u përshëndet në fund të ndeshje nga turma në Santiago Bernabeu.
Gjatë karrierës së tij në këto ndeshje, Ramos kishte shënuar katër gola dhe e mban rekordin e kartonëve të kuq, pesë.

Kapiteni i Real Madridit, ka qenë pothuajse gjithmonë pika kryesore në El Clasico gjatë dekadës së shkuar.
Në mungesë të Cristiano Ronaldos, Ramos është rritur si e udhëheqës i skuadrës.
Që nga largimi i portugezit, qendërmbrojtësi i ka goditur penalltitë, edhe me Julen Lopeteguin, po ashtu edhe me Santiago Solarin.
Nëse ka penallti, mund të ketë edhe ‘Panenka’ në Camp Nou. /Telegrafi/