Site icon Telegrafi

Sergio Ramos ka shënuar më shumë gola ndërkombëtarë se disa nga lojtarët më të mëdhenjtë në histori të futbollit  

Mbrojtësi i Spanjës, Sergio Ramos ka hyrë në librat e rekordeve me golin e tij të 21-të ndërkombëtar gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Rumanisë.

33-vjeçari u bashkua me legjendat Raul, David Villa dhe Fernando Torres në listën e 10 golashënuesve më të mirë në histori të Spanjës, pasi shënoi një penallti në minutën e 29-të, duke barazuar rekordin e ish-mesfushorit të Real Madridit, Michel.

Në fakt, Ramos është vetëm tre gola larg nga kalimi i sulmuesit legjendar të Real Madridit, Alfredo Di Stefano, në renditje; një status mjaft i shquar duke pasur konsideruar se ai është një mbrojtës.

Lexo po ashtu Ramos u ndëshkua shkaku i festës së golit, por thotë se gjyqtari i kërkoi falje pasi e kuptoi arsyen

Goli i tij ndaj Rumanisë të enjten mbrëma ka nxjerrë në dritë edhe një numër statistikash të jashtëzakonshme.

Ramos ka shënuar më shumë gola ndërkombëtarë sesa disa legjenda të mëdha të futbollit si David Beckham, Francesco Totti, Franck Ribery, Philippe Coutinho dhe Carlos Tevez, të cilët kanë pasur pozita sulmuese.

Një fakt tjetër interesant është se ai ka shënuar të njëjtën sasi golash sa Steven Gerrard në të gjithë karrierën e tij në Angli.

Ramos ka shënuar 37 gola për Real Madrid që nga shënimi në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2014 kundër Atletico Madridit, dhe 26 prej tyre kanë ardhur kur Mbretërit ishin duke humbur ose barazuar.

Mbrojtësi i qendrës i Los Blancos lulëzon duke shënuar gola të rëndësishëm. Ai shënoi 18 gola në 51 paraqitje për klubin dhe vendin sezonin e kaluar, dhe vazhdon të gjejë rrjetën rregullisht. /Telegrafi/

Exit mobile version