Sergio Ramos ka realizuar golin e 118 në fundjavën e kaluar kundër Eibarit dhe është një rekord i çmendur kur mendohet se është vetëm mbrojtës.
Kapiteni i Real Madridit gjithmonë ka nuhatur golin, derisa arriti të shënonte në fitoren 3-1 kundër kundërshtarit të La Ligas.
Lojtari 34-vjeçar është tashmë i njohur për saktësinë e tij nga penalltia, ndërsa gjatë karrierës së tij ka shënuar edhe gola vendimtar siç është ai në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2014 kundër Atletico Madridit.
Ai po ashtu në fundjavën e kaluar barazoi rekordin e Ronald Koemanit, ku që të dy kanë shënuar 67 gola, që është numri më i lartë në histori të ligës spanjolle.
Çfarë është faktike se Ramos ka arritur të shënojë më së shumti gola se një pjesë e madhe e lojtarëve të Liverpoolit.
Van djik 45 career goals
Arnold 16 career goals
Robertson 18 career goals
Gomez 1 career goal
Fabinho 27 career goalsCombined= 107 goals..
Sergio Ramos= 111 career goals.
Don't you have shame???? https://t.co/0yJGDlNuIE
— Chris👑 (@King_Chris_Jr) February 6, 2020
Ai po ashtu ka arritur të shënojë më së shumti gola në këtë vit se sa disa prej sulmuesve në emër si, Alexander Lacazette, Jamier Vardy, Roberto Firmino, Edinson Cavani dhe Dries Mertens.
Sergio Ramos has scored more league goals in 2020 than:
🔘 Alexandre Lacazette
🔘 Jamie Vardy
🔘 Roberto Firmino
🔘 Edinson Cavani
🔘 Dries Mertens— Squawka (@Squawka) June 14, 2020
Reprezentuesi i Spanjës po ashtu ka lënë mbrapa edhe disa lojtarë të tjerë, gjersa Transfermarkt ka listuar lojtarët që kanë më pak gola se mbrojtësi në karrierë:
Gabriel Jesus – 109 gola në karrierë
Xavi – 90 gola në karrierë
Andres Iniesta – 85 gola në karrierë
Paul Pogba – 75 gola në karrierë
Serge Gnabry – 67 gola në karrierë. /Telegrafi/