Site icon Telegrafi

Sergio Ramos dhe Neymar më në fund do të luajnë bashkë

Sergio Ramos është afër nënshkrimit me Paris Saint-Germain, ku do të ketë mundësinë të bashkojë forcat me Neymarin.

Të dy lojtarët nuk kanë hezituar të lavdërojnë njëri-tjetrin në raste të ndryshme, pavarësisht nga e kaluara e Neymar te Barcelona, ndërsa Ramos kishte thënë për brazilianin që është prej më të mirëve në të gjithë botën.

“Neymar është një lojtar i madh. Një nga tre më të mirët në botë”, kishte thënë Ramos për brazilianin.

Ylli i PSG-së është përballur me Ramosin disa herë në fushë dhe e ka pranuar në vitin 2019 që spanjolli është mbrojtësi më i vështirë që ka luajtur kundër ndonjëherë.

“Sergio Ramos është mbrojtësi më i mirë me të cilin jam përballur”, kishte thënë Neymar.

Në PSG, Ramos do të ribashkojë forcat me ish-shokët e ekipit Keylor Navas dhe Angel di Maria dhe do të luajë nën drejtimin e një prej trajnerëve më të mirë në Evropë, Mauricio Pochettino.

Kontrata e Ramos me Real Madrid zgjati deri më 30 qershor.

Sipas RMC Sport, ish-kapiteni i Los Blancos ka arritur një marrëveshje dy-vjeçare me PSG -në. /Telegrafi/

Exit mobile version