Site icon Telegrafi

Sergio Conceicao ka bindur klubet italiane, tri klube të Serie A pas tij

Trajneri i Portos, Sergio Conceicao, është kthyer në objektiv të klubeve të Serie A si Juventus, Inter dhe Lazio.

Sipas A Bola, Inter dhe Lazio të dyja kanë biseduar me Conceicaon.

Kjo pasi që Luciano Spalletti dhe Simone Inzaghi mund të largohen nga klubet respektive.

Tuttosport e fut në listë edhe Juven, pasi e shohin portugezin si zëvendësues të Max Allegri, i cili mund të kalojë në Everton si zëvendësim i Sam Allardyce, gjithnjë sipas raportimeve të The Times.

Trajneri 43 vjeçar ka luajtur në Serie A në disa klube si Lazio, Parma dhe Inter. Ai e ka fituar Scudetton në vitin 2000.

Conceicao ia ka kthyer titullin Portos pas pesë vitesh mungesë. /Telegrafi/

Exit mobile version