Telegrafi

Sergio Aguero me të dashur të re

Futbollisti i njohur argjentinas i Manchester Cityt, Sergio Aguero është në kontakt me modelen dhe aktoren, Sofia Calzetti.

Pas shkurorëzimit nga gruaja e mëparshme Karina në vitin 2017, Aguero vendosi të kërkojë sërish të dashur dhe me sa duket e gjeti atë.

Bukuroshja 22-vjeçare ka një përvojë aktrimi, por është gjithashtu një modele e suksesshme në Argjentinë.

 

Ajo ka më shumë se 35 mijë ndjekës në llogarinë e rrjetit social në Insgtagram.

Sergio dhe Sofia u takuan dy muaj më parë në një rrugicë të kryeqytetit argjentinas, Buenos Aires. /Telegrafi/