Telegrafi

Sergio Aguero javën e ardhshme konfirmon pensionimin nga futbolli pas problemeve me zemër?

Sergio ‘Kun’ Agüero , sulmuesi i Barcelonës, mund të duhet të largohet nga futbolli për shkak të problemeve me zemrën.

Lojtari argjentinas, i cili kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Barçën, u desh të tërhiqej gjatë ndeshjes Barcelona-Alaves për shkak të marramendjes dhe humbjes së frymëmarrjes.

Më vonë u konfirmua se vuante një aritmi dhe mund ta detyronte të largohej nga futbolli.

Kjo është marrë si e mirëqenë nga gazetari Gerard Romero, i cili ka siguruar se Aguero nuk do të mund të vazhdojë më të luajë futboll profesionist .

“Javën e ardhshme është planifikuar një konferencë për shtyp për të njoftuar tërheqjen e tij”, ka thënë Romero.

 

33-vjeçari ‘Kun’ Agüero ka mundur të luajë vetëm pesë ndeshje me Barçën, dhe vetëm një prej tyre e ka përfunduar, kundër Rayo Vallecano. /Telegrafi/