Telegrafi

Sergio Aguero i bëri një gjest të jashtëzakonshëm Barcelonës pas daljes në pension

Sergio Aguero njoftoi zyrtarisht për pensionimin e tij nga futbolli në një konferencë shtypi emocionale të mërkurën dhe tregoi klasin e tij duke rënë dakord të hiqte dorë nga kontrata e tij prej 100,000 funte në javë, siç raportohet nga L’Ara.

Një sëmundje e zemrës i dha fund karrierës së argjentinasit dhe ai largohet nga Barcelona duke shënuar një herë në pesë paraqitje.

Gjesti i tij bujar do të jetë një ndihmë e madhe për katalanasit me para, veçanërisht pasi tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje dyvjeçare me një ulje page prej 75% në krahasim me atë që fitonte në Manchester City.

Argjentinasi tani ka humbur një shtesë prej 5.1 milionë funtesh, por do t’i paguhet pjesa e mbetur e pagës për këtë sezon.

Largimi i Agueros tani ka përshpejtuar nevojën e Barçës për të nënshkruar me një sulmues të ri, me treshen e Manchester United , Anthony Martial , Mason Greenëood dhe Edinson Cavani, të gjithë të lidhur me një kalim në Spanjë.

Ndërkohë, po qarkullojnë thashetheme se Alexis Sanchez mund të rikthehet në Camp Nou pasi nuk ka edhe shumë hapësirë te Interi.

Lexo po ashtu Aubameyang lidhet me një kalim te Barcelona, por dikur kishte bërë një premtim për Real Madridin

Diku tjetër, Independent zbuloi se Barcelona mund të jetë e gatshme ta rrëmbejë sulmunesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Barcelona do të duhet të mjaftohet me skuadrën e saj aktuale për momentin kur të presë Elchen të shtunën, përpara se të përballet me Sevillën në ndeshjen e tyre të fundit para pushimit në pjesën e parë të edicionit.

Barça aktualisht ndodhet në vendin e tetë në La Liga me 24 pikë nga 16 ndeshje – 18 pas liderit të ligës Real Madridit, megjithëse me një lojë më pak. /Telegrafi/