Telegrafi

Sergino Dest zbulon se si ishte të luash me Lionel Messin te Barcelona për një sezon

Sergino Dest ka zbuluar se si ishte të luash përkrah Lionel Messit gjatë kohës së tij te Barcelona.

Duke folur për De Telegraaf, Dest zbuloi se ai mësoi shumë gjatë vitit që luajti së bashku me fituesin tashmë tetë herë të Topit të Artë.

“Kam luajtur me Messin për një vit, dhe edhe pse është e pamundur të bëj atë që ai bën, kam mësuar shumë gjëra vetëm duke e parë atë”, ka thënë Dest.

Koha e Destit në Barcelonë nuk ishte aq e mirë, megjithatë, ai ka gjetur suksesin  e madh në Holandë me PSV.

Ai është titullar nën drejtimin e Peter Bosz, duke qenë në krye të Eredivisie me PSV dhe ka kaluar në mesin e 16-të ekipeve më të mira në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/