Telegrafi

Sergino Dest zbulon se ai nuk ka arritur të kuptojë Lionel Messin qysh në takimin e tyre të parë

Transferimi më i ri i Barcelonës, Sergino Dest ka thënë se ai nuk ka mundur të kuptojë Lionel Messin në takimin e tyre të parë.

Skuadra katalunase e transferoi mbrojtësin nga Ajaxi për 26 milionë euro, derisa u bë amerikani i parë që luan në Camp Nou.

Ai debutoi në barazimin 1-1 përballë Sevillës të dielën e javës së kaluar, mirëpo që nuk e ka kuptuar asnjë fjalë që i është thënë nga Messi.

“Sot i pash të gjithë bashkëlojtarët, Messi po ashtu”, ka thënë Dest për gazetën holandeze NOS.

“Messi nuk flet gjuhën angleze, mirëpo ishte diçka speciale në takim me të”.

“Të jem i sinqertë, nuk e di se çfarë më ka thënë mua, por të dy qeshnim, andaj besoj që gjithçka është në rregull”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/