Sergi Roberto është i bindur se Barcelona do të ofrojë një tjetër version në ndeshjen e dytë të këtij parasezonal, këtë të shtunë kundër Real Madridit në Dallas.
Pas disfatës së pësuar ndaj Arsenalit në Los Anxhelos, Blaugranat e dinë se nuk mund të përballojnë një humbje të këtij kalibri në një El Clasico.
Për ndeshjen El Clasico dhe raportin e skuadrave me Real Madridin ka folur njëri nga kapitenët e Barcelonës, Roberto.
“Një El Clasico është gjithmonë e veçantë, por ne kemi luajtur vetëm një ndeshje. Kishim ato problem me stomakun’, ka thënë spanjolli.
“Është ndeshja e dytë e parasezonit, por kundër Real Madridit gjithmonë duhet të dilni dhe të fitoni”.
🔊 Sergi Roberto: “Against Real Madrid, you always have to go out to win.” #ElClásico pic.twitter.com/nDtMPvcZFb
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 29, 2023
“Për mua ne kemi skuadrën më të mirë në botë. Për të luftuar për gjithçka. Ne tashmë fituam La Ligën. Ne nuk ishim aty në Ligën e Kampionëve”.
“Unë besoj plotësisht te lojtarët. Ne kemi një skuadër shumë të mirë dhe nëse dikush vjen, ata do të jetë i mirëpritur”, përfundoi Roberto. /Telegrafi/