Sergi Roberto nuk ka mundur t’i mbajë emocionet pas atij triumfi drithërues të Barcelonës kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.
Për më shumë, ishte goli i tij i shënuar në sekondat e fundit të kohës shtesë që ua siguroi katalunasve pjesëmarrjen në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube.
Harkimi i Neymar në zonë shkoi drejt Robertos, i cili shmangu kurthin e pozitës jashtë loje, për ta dërguar topin në rrjet dhe për ta ndezur atmosferën në Camp Nou.
“Nuk e di si shënova thjesht isha i përfshirë, jam shumë i lumtur”, citon Marca fjalët e lojtarit.
https://www.youtube.com/watch?v=uJcIE-dWork
Lojtari që ishte një zëvendësim i vonshëm, nuk kishte shënuar asnjë gol këtë sezon, as në La Liga e as në Ligën e Kampionëve, ndërsa u bë heroi i përmbysjes më të madhe në histori të futbollit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KfhrTv7XrKU