Telegrafi

Sergi Roberto nuk duron, reagon për mospranimin e golit të Messit – Kjo dy minuta pasi ndodhi gabimi nga gjyqtari (Foto)

Pavarësisht rezultatit të ndeshjes Valencia – Barcelona, temë do të jetë gabimi i gjyqtarit Iglesias Villanueva në minutën e 30-të.

Kjo kur Lionel Messi gjuajti drejt portës dhe pas gabimit nga Neto topi kaloi vijën e portës.

Lexo po ashtu “Ishte gol i pastër, por faji është i La Ligas”, ish-gjyqtari Gonzalez komenton rastin e Messit

Por, dy minuta pas kësaj reagoi lojtari i Barcelonës, Sergi Roberto, i cili në Twitter postoi disa figura, të cilat tregojnë se ai nuk i beson asaj që ka parë dhe se është i dëshpëruar.

Spanjolli nuk luajti ndaj Valencias, as nuk ishte në bankën rezervë, kjo pasi është i lënduar.

Vlen të theksohet se Barça vazhdon të jetë e pamposhtur në këtë sezon. /Telegrafi/