Pavarësisht rezultatit të ndeshjes Valencia – Barcelona, temë do të jetë gabimi i gjyqtarit Iglesias Villanueva në minutën e 30-të.
Kjo kur Lionel Messi gjuajti drejt portës dhe pas gabimit nga Neto topi kaloi vijën e portës.
Por, dy minuta pas kësaj reagoi lojtari i Barcelonës, Sergi Roberto, i cili në Twitter postoi disa figura, të cilat tregojnë se ai nuk i beson asaj që ka parë dhe se është i dëshpëruar.
Spanjolli nuk luajti ndaj Valencias, as nuk ishte në bankën rezervë, kjo pasi është i lënduar.
Vlen të theksohet se Barça vazhdon të jetë e pamposhtur në këtë sezon. /Telegrafi/