Sulmuesi i Bayern Munich, Serge Gnabry është dëshira e madhe e Milanit për repartin ofensivë.
Rossonerët janë duke luftuar në Serie A për ta zënë njërën pozitë që i dërgon ata në Ligën e Kampionëve.
Në rast të rikthimit në ‘Champions’, atëherë Milani do të shpenzojë për ta përforcuar ekipin.
Ëndrra për sulmin mbetet gjermani i talentuar Serge Gnabry që ka shkëlqyer me Bayernin këtë edicion.
Në 31 ndeshje në të gjitha garat, Gnabry ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë shtatë asistime.
Milani për të ardhur deri te transferimi i tij do të provojë në verë me një ofertë prej 60 milionë euro. /Telegrafi/