Një burrë në Australi shpëtoi së fundmi gruan e tij nga sulmi i një peshkaqeni, raportojnë mediet lokale.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, australiani i cili po bënte ‘sërf’ në momentin e ngjarjes, kërceu nga dërrasa dhe e goditi peshkaqenin.
Gruaja e tij Chantelle Doyle, 35 vjeçe, po notonte në ujërat e New South Wales gjerësisht në Shelly Beach të Portit Macquaire.
Burri i saj e goditi peshkaqenin dhe më pas e ndihmoi atë derisa të dy dolën në breg.
Doyle u dërgua në spital pasi pësoi lëndime të rënda në këmbën e saj të djathtë.
Autoritetet e portit theksojnë se gruaja ishte sulmuar nga një peshkaqen i bardhë që ishte 3 metra gjatësi. /Telegrafi/