Naomi Osaka dhe Jennifer Brady do të jenë finalistet e Australian Open në tenis për femra, pasi ia dolën të triumfojnë në gjysmëfinale përkatësisht përballë Serena Williams dhe Karolina Muchova.
Vëmendja maksimale në gjysmëfinale ishte te sfida Osaka-Williams, një përballje mes dy gjeneratave kampione, e cila u dominua pikërisht nga japonezja 25-vjeçare, që fitoi 2-0 me sete, ose konkretisht 6-3 dhe 6-4, duke mos i lënë asnjë shans reagimi Serenës.
Kjo do të jetë hera e dytë për 25-vjeçaren japoneze që do të luajë në finale e Australia Open, pas triumfit në vitin 2019, ndërsa nga krahu tjetër Jennifer Brady shkon për herë të parë në finale pasi mposhti 6-4, 3-6, 6-4 Muchovan, njofton SuperSport.
🚨 OSAKA ADVANCES 🚨
She takes down Serena Williams in straight sets to advance to the finals at the #AusOpen pic.twitter.com/IJ9Xjh7w0l
— ESPN (@espn) February 18, 2021
Në përfundim të gjysmëfinales Osaka-Williams, amerikania u shfaq në gjendje mjaft të keqe psikofizike dhe nuk arriti të përballojë konferencën për shtyp, duke u larguar që aty mes lotësh.
Pyetjes nëse ka ardhur koha të tërhiqet, 39-vjeçarja iu përgjigj se është një vendim që I përket vetëm asaj dhe më pas shpërtheu në lot e braktisi sallën e konferencave për shtyp, pasi e kishte të pamundur të vijojë bashkëbisedimin.
Congratulations on a great fortnight, @serenawilliams.
We can't wait to see you back here next year 💕#AusOpen | #AO2021 pic.twitter.com/ccugVe6lcj
— #AusOpen (@AustralianOpen) February 18, 2021