Telegrafi

Serbia U18 nuk pranon të luajë ndaj Kosovës U18, fitojmë me rezultat zyrtar

Volejbollistët e Serbisë U18 nuk kanë dalë ende në palestrën në Strumicë për ndeshjen me Kosovën U18.

Ndeshja duhet të luhet prej orës 18:00, por nuk u zhvillua.

Tani është zyrtarizuar fitorja 3:0, me rezultat zyrtar, e Kosovës U18 në volejboll ndaj Serbisë në kualifikimet për Evropian. Volejbollistët e Kosovës U18 u renditën në vendin e pestë në kualifikimet ballkanike.

Arsyeja zyrtare e ekipit serb, ka qenë se “9 lojtarë të formacionit të Serbisë kanë qenë me temperaturë, duke u pamundësuar daljen në teren”.
Duke e pas parasysh qasjen refuzuese të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës, Federata e Volejbollit të Kosovës e konsideron të paqëndrueshëm arsyetimin e dhënë nga Federata Serbe e Volejbollit dhe do të kërkojë nga CEV, që Serbia të sanksionohet për këtë veprim.

Nuk është hera e parë që sportistët serbë nuk pranojnë të përballen me kosovar në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/