Telegrafi

Serbia tregon forcën në Brezovicë (Video)

Qeveria e Serbisë po vazhdon të tregojë fuqinë në menaxhimin e qendrës së skijimit në Brezovicë.

Së fundmi janë rritur çmimet për skipass dhe këtë rritje e ka bërë kompania menaxhuese nga Serbia, raporton KTV.

Për qytetarët që ishin në numër të madh në Qendrën e Skijimit, këto çmime janë të pakuptueshme.

Kohavisioni ka mësuar se jo të gjithë paguajnë njësoj për skipass. Derisa qytetarët shqiptarë paguajnë 18 euro, të cilin mund ta shfrytëzojnë vetëm deri në ora 15, komuniteti pakicë serb paguan 13 euro.

Drejtori i Qendrës së Skijimit në Brezovicë, Sladjan Nikolçeviq, ka deklaruar se ishte menduar që të ketë një zbritje për qytetarët e Shtërpcës, por se tani çmimet janë të njëjta për të gjithë!

Ndërkohë, përveç skipassëve, qytetarët të cilët vizitojnë Brezovicën janë të detyruar të paguajnë parking prej tre euro, pasi që është rikthyer rampa e hequr nga ish-ministri Dardan Gashi.