Mediat serbe edhe sot kanë raportuar për alarmin e Serbisë për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.
Gazetat atje i kanë dhënë rëndësi deklaratave të presidentit, Hashim Thaçi, si dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Një e përditshme serbe në ballinë ka vendosur titullin kryesor deklaratën e Veselit ku paralajmërohet se së shpejti do të bëhet votimi i projektligjit që FSK-në e bënë ushtri.
Po ashtu aty është përfshirë edhe deklarata e Marko Gjuriqit, drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovën.
“Prisni bre” është titulli që gazeta serbe ia ka vendosur deklaratës së Gjuriqit, duke treguar në një far forme pafuqinë e Serbisë që të parandalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Serbia kundërshton ashpër formimin e të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës. Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që ta parandalojë këtë”, citohet të ketë thënë Gjuriq. /Telegrafi/