Site icon Telegrafi

Serbia mirënjohëse ndaj Izraelit për mosnjohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se vendi tij vlerëson shumë qëndrimin siç e ka quajtur ai parimor të Izraelit për mosnjohjen e Kosovës e që sipas tij  ka reflektuar pozitivisht në marrëdhëniet në mes të dyja vendeve.

Këtë deklaratë, kryediplomati serb e bëri në një konferencë të organizuar me rastin e shënimit të  25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Serbisë dhe Izraelit, transmeton Klan Kosova.

Atje poashtu u tha se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit janë në një udhë të mirë, me rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve të tjera izraelite në Serbi.

Exit mobile version