Site icon Telegrafi

Serbia dje ndaloi mbi një mijë kosovarë, ministri i brendshëm jep detaje: U maltretuan – i pyetën për lidhjet me UÇK-në

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për ndalimin e qindra qytetarëve të Kosovës nga Serbia gjatë ditës së djeshme në pikat kufitare Serbi-Kroaci dhe Serbi-Hungari.

Sveçla ka thënë se janë duke ndjekur të gjitha zhvillimet dhe janë angazhuar të përcjellim me kujdes çdo provokim dhe veprime për destabilizim nga Serbia.

Lexo po ashtu MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende

“Pas paralajmërimeve direkete të bëra nga Vuçiq, u pa edhe urdhri i tij për veprime të menjëhershme në terren. Ndalimi është bërë me urdhër nga lart, pra direkt nga Vuçiq që tregon se Serbia është shtetet diktatorial”, tha Sveçla.

Ministri shtoi se ngjarjet dje janë shkelje e të drejtave të njeriut dhe përbëjnë kërcënim të madh për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“Precedent i rrezikshëm dhe jo vetëm se duhet të dënohet ashpër por nuk duhet as të tolerohet. Sipas informatave tona dje së paku 1 mijë e 498 qytetarë janë ndaluar, maltretuar dhe arrestuar e marrë në pyetje lidhur me të kaluarën e tyre, lidhjet me UÇK-në, pjesëmarrjen e tyte personalisht ose të familjarëve në UÇK si dhe veprimtarinë e tyre gjatë viteve 1998-1999”, tha Sveçla.

Sveçla shtoi se qytetarëve u janë marrë dokumentet personale duke i lënë pamundësinë pa lëvizur.

Lexo po ashtu Qytetarët e Kosovës po ndalohen edhe në kufirin serb me Hungarinë, MPJD: Hakmarrje e paralajmëruar nga Vuçiqi, e kemi njoftuar QUINT-in dhe BE-në

“Janë provokuar fizikisht dhe verbalisht nga autoritetet serbe, kjo ka shkaktuar frikë të madhe tek të gjithë veçanërisht tek fëmijët. Përveç presionit psikologjik kanë pasur mungesë të ushqimit, ujit dhe barnave”, tha ministri. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version