Site icon Telegrafi

Serbia, Brezovicën e Kosovës e dërgon në Gjykatën e Francës

Qendra për ski e Serbisë, në përbërje të cilit është Qendra për ski e Brezovicës, ia ka bërë me dije kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se do të iniciojë kontestin në Gjyqin Ndërkombëtar në Paris.

Siç thuhet, kontesti investues kundër Kosovës do të bëhet pasi Qeveria e Kosovës ka paraparë eksproprijimin e pasurisë së Qendrës për ski të Brezovicës për ndërtimin e Qendrës turistike Brezovica, njofton B92 , transmeton Koha.net.

“Vendimi i institucioneve të Kosovës për eksproprijimin e tokës dhe të pasurisë është i kundërligjshëm dhe në kundërshtim jo vetëm me të drejtën ndërkombëtare por edhe me ligjet që zbatohen në Kosovë”, thotë kumtesa nga Beogradi.

Për këtë arsye Beogradi ka vendosur që “ta realizojë të drejtën e vet në Arbitrazh në Odën Tregtare Ndërkombëtare në Paris.

Exit mobile version