Pala e Prishtinës nënshkroi marrëveshjen e Brukselit për shkak se ata nuk donin të dilnin negativë dhe e dinin se nuk do ta përmbushnin.
Kështu tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, për Radion e Beogradit.
Ai shtoi se Serbia kurrë nuk duhet të heqë dorë nga marrëveshja e Brukselit.
“Ju kujtohet kur Vuçiqi katër vjet e gjysmë ka thënë: Tani ju keni diçka kundër dhe ju do të shihni se ne do t’i referohemi asaj sikurse në Rezolutën 1244”, ka thënë Stefanoviq.
Ai vlerësoi se “pala e Prishtinës nënshkroi marrëveshjen, sepse ata nuk donin të dilnin keq, por ata donin që serbët të dilnin të këqij, pasi nuk duan ta nënshkruajnë”.
“Në momentin e parë, ata e dinin se nuk do t’i përmbushnin. Tani topi është në fushën e Evropës”, shprehet Stefanoviq.
Duke folur për njoftimet se Prishtina do të formojë ushtrinë e Kosovës, ai tha se nuk ka dokument ndërkombëtar që ua lejon këtë, transmeton KP.
“Çdo formim i një ushtrie pa vullnetin e popullit serb dhe përfaqësuesve të serbëve në Kosovë do të ishte një shkelje e rregullave të parashikuara në legjislacionin dhe rregulloret ndërkombëtare, dhe nuk do të kontribuonte në stabilizimin dhe sigurinë e rajonit”, tha Stefanoviq.