Site icon Telegrafi

Serbi sulmon fizikisht nënën e tij në Leposaviq

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Leposaviq.

Një femër serbe ka raportuar në polici se nga djali i saj është abuzuar dhe sulmuar fizikisht.

Sipas saj, ai kishte qenë në ndikim të alkoolit.

Pas procedurave policore lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 24 orë dhe të iniciohet lënda e rastit e cila do të hetohet, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version