Telegrafi

Serbët sërish protestojnë në Mitrovicë kundër taksës dhe arrestimeve

Qytetarët serbë janë duke protestuar para Gjykatës Themelore në veri të Mitrovicës, kundër taksës për mallra serb si dhe arrestimet e fundit të cilat kanë ndodhur në veri të vendit.

Të pranishëm në këtë protestë është kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq.

Protesta e cila ka filluar në orën 12:00 është e treta me radhë.

Ndryshe, të martën u mbajt protesta e fundit në të cilën morën pjesë me qindra protestues, e cila përfundoi e qetë dhe pa incidente.

Gjithashtu kryetarët e komunave serbë, një ditë më parë dhanë dorëheqje nga posti i tyre.

Ata deklaruan se kanë ndërprerë çdo komunikim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe se nuk vlejnë më në veri të vendit. /Telegrafi/