Telegrafi

Serbët në veri do të protestojnë kundër politikës së Vuçiqit

Foto: Arkiv

Iniciativa Qytetare “Mbijetesa serbe” ka apeluar për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e së mërkurës që do të mbahet në veri të Mitrovicës.

Sipas organizatorëve, protesta do të mbahet kundër siç e quajnë politikës destruktive të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në bisedime dhe pranimit pa kushte të marrëveshjes së re.

Protesta do të mbahet të mërkurën më 25 janar në ora 15:30 në shëtitoren “Mbreti Pjetër” në veri të Mitrovicës. /kp/