Telegrafi

Serbët kopjuan këngën “Harem” nga Young Zerka, RedBox bllokon videon e tyre (Foto)

Artistët serbë, Vanki dhe DJ Tazz, kopjuan projektin e Young Zerkës “Harem”, por konsekuencat për ta janë të mëdha.

Kënga e punuar nga RedBox u kopjua nga artistët serbë duke nxitur një reagim të menjëhershëm të shtëpisë kosovare të hiteve.

RedBox ka reaguar menjëherë duke bllokuar videon e artistëve serb, për shkelje të të drejtave autoriale.

Lexo po ashtu Serbët kopjojnë këngën e Young Zerkës (Video)

RedBox ka realizuar një seri hitesh për shumë artistë të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Kjo ka ndikuar që edhe yjet nga shtetet tjera të inspirohen me krijimet e top producentit, Arbër Gjikolli – Big Bang, ku përjashtim nuk përbëjnë as këngëtarët nga Serbia. /Telegrafi/