Ajo është këngëtarja e suksesshme e muzikës pop, e cila gjithashtu njihet për shijen e mirë që ka për modën.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, u kujdes që të rrëmbejë vëmendjen teksa u paraqit në e Javën e Modës në Paris të martën, shkruan DailyMail.
Interpretuesja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçe, u pa e veshur me një pallto ngjyrë shampanje, të kombinuar me doreza blu, ndërsa bëhej gati të futej në sfilatën e organizuar nga marka e famshme Miu Miu.
Duke shtuar një dramë shtesë në pamje, Rita veshi një palë çizme ngjyrë gështenjë, të cilat plotësonin pantallonat e saj të ndezura.
Këngëtarja dukej e bujshme në një xhaketë ushtarake të gjatë, e cila kishte zbukurime xhevahiresh nëpër xhepa, ndërsa defilonte në sfilatën e markës “Miu Miu”.
Duke theksuar tiparet e saj të bukura, Rita kishte vënë një grim të errët në sytë e saj, duke marrë pamjen e një “maceje”, teksa në buzë kishte shkëlqim të lehtë.
Këngëtarja e kompletoi pamjen e saj me një palë taka dhe doreza të zeza.
Përveç muzikës, artistja shqiptare po ia del të jetë një emër shumë i kërkuar edhe në fushën e modës.
Ajo publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga sfilata e Miu Miu, ku shihej nën shoqërinë e dy super modeleve me famë botërore, Bella e Gigi Hadid.
“Kështu që vajza juaj ju dha një shëtitje sot në Hunay në këtë të martë të shkëlqyeshme! Një nder i tillë për të ecur për ju Miu Miu! Është kaq e mahnitshme të punosh me një ekip kaq të mahnitshëm”, shkroi këngëtarja e lindur në Prishtinë në mbishkrimin e footgrafive.
Kjo paraqitje e Ritës vjen pak pasi lajmet për ndarjen e saj nga ish-i dashuri, aktori Raffert Law, pushtuan mediat ndërkombëtare.
Artistja duket se është shumë e fokusuar në karrierën e saj, pasi përveç muzikës ajo po merret edhe me aktrim, modelim dhe biznes. /Telegrafi/