Ajo është një “avokate” e hapur për pozitivitetin e trupit.
Dhe të hënën, Bebe Rexha festoi bashkëpunimin e saj më të ri me markën e modës “Bebe” me një paraqitje personale në Sheshin Macy’s Herald në New York, shkruan DailyMail.
Këngëtarja me origjinë shqiptare e rritur në Brooklyn, 30 vjeçe, tregoi kthesat e saj trupore në një xhup të zi në këtë event, ndërsa solli me vetre edhe qenin e saj të dashur, të quajtur Bear.
Veshja e Bebe Rexhës kishte ishte e lidhur në bel me një brez të ngushtë.
Ajo çiftoi numrin me këmbë të gjera me thembra të zeza të shputave.
Flokët e saj bjonde të lyera me gjatësi të shpatullave ishin stiluar me një ndarje jashtë qendrës dhe për aksesorë ajo kishte zgjedhur me vathë me shkëlqim.
Fushata e saj e marketingut me kompaninë “Bebe” është e përqendruar rreth solganit “#loveyourself”, që përthyer në shqip do të thotë “Duaje veten tënde”.
Kënga e saj e fundit “You Can’t Stop The Girl” nga filmi “Maleficent: Mistress Of Evil” është një tjetër hit.
Por performanca e saj solo në “The Ellen DeGeneres Show” muajin e kaluar bëri që një pjesë e madhe e njerëzve ta sulmonin atë në mediat sociale, duke i thënë këngëtares që i duhet të humbasë peshë.
Ajo menjëherë u kthye përsëri te komentuesit duke shkruar: “Ko, ju duhet të jeni më pranues dhe të punoni në vetë me urrejtjen tuaj”.
Këngëtarja shqiptare ka goditur më parë edhe disenjatorët e famshëm të modës, duke treguar se si ata kishin refuzuar dizajnimin e fustanit të saj për në “Grammy”, me arsyen se ajo ishte tepër e madhe. /Telegrafi/