Site icon Telegrafi

Separatistët në Ukrainën lindore thonë se planifikojnë të evakuojnë 700 mijë njerëz

Separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore thanë të premten se planifikonin të evakuonin rreth 700 mijë njerëz në Rusi nga Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut (DPR).

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shumica e banorëve të DPR janë rusisht folës dhe shumë prej tyre tashmë kanë marrë nënshtetësinë ruse.

Ukraina thotë se njerëzit që drejtojnë DPR-në nuk janë separatistë, por përfaqësues rusë, diçka që Kremlini e mohon.

Ndryshe, Denish Pushilin, kreu i qeverisë separatiste në rajonin e Donetskut, tha në një deklaratë të premten se gratë, fëmijët dhe të moshuarit do të evakuohen fillimisht dhe se Rusia ka përgatitur objektet e nevojshme për t’i akomoduar ata.

Masa vjen në kohën kur përgjatë vijës “kufitare” midis forcave të qeverisë ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia në ditët e fundit nxiti frikën perëndimore se Moska mund ta përdorte atë si një pretekst për një pushtim. Konflikti separatist në Ukrainën lindore shpërtheu në vitin 2014 dhe ka vrarë mbi 14 mijë njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version