Site icon Telegrafi

Sensi tregon arsyen pse u largua nga Interi

Stefano Sensi është larguar nga Interi për tu huazuar tek skuadra tjetër italiane Sampdoria.

Mesfushori italian u transferua me shumë bujë te Inter nga Sassuolo, por pas fillimit fantastik filluan lëndimet që e mbanin gjatë jashtë fushave.

Duke parë se kishte humbur vendin në formacionin bazë të Interit, Sensi vendosi të largohet për të luajtur më shumë.

Edhe pse shënoi golin vendimtar ndaj Empolit në Kupën e Italisë, largimi i tij nga kampioni në fuqi i Serie A ishte i pashmangshëm.

“Të shënoja në Kupë ishte shumë e rëndësishme për mua sepse vendosi ndeshjen. Megjithatë ideja ime ka qenë që të vija këtu dhe të bëhesha i vlefshëm për Sampdorian”, tha Sensi.

Tutje italiani ka thënë se është i lumtur që ndodhet te Samp, derisa kishte folur edhe me trajnerin e Italisë për këtë zgjedhje.

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu sepse është një grup shumë i mirë dhe mezi pres të filloj. Kam ardhur nga dy vitet të vështira, ku e dini se çfarë kam kaluar”.

“Golin e fundit në Serinë A e bëra në ‘Marasi’ dhe shpresoj të shënoj të tjerë. Fola me Mancinin dhe më tha të vija këtu sepse ishte zgjidhja më e mirë për mua”, përfundoi Sensi. /Telegrafi/

Exit mobile version