Telegrafi

Sensi shihet si zëvendësues i Biglias te Milani

Mesfushori i Sassuolos, Stefano Sensi është i një opsion i janarit për Milanin pasi Lucas Biglia është jashtë fushave për katër muaj shkaku i lëndimit.

Biglia ka luftuar me një sërë problemesh të lëndimeve tash e disa vite.

Por, lëndimi i fundit i tij me Milanin e ka parë atë të detyrohet të qëndroj jashtë fushave për katër muaj.

Lexo po ashtu Biglia do t’i mungojë Milanit për katër muaj

Kështu, klubi i madh italian duhet të kërkojë një zëvendësim në tregun e transferimeve të janarit për të mbuluar boshllëkun e argjentinasit.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, objektivi i preferuar i Rossonerëve është talenti italian i Sassuolos, Sensi.

Biglia dhe Sensi gjatë një dueli (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Talenti italian pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit nga San Siro pasi tashmë ka treguar se mund të luajë në formacion 4-3-3 si dhe formacionet 3-5-2 dhe 4-4-2.

Biglia dhe Sensi gjatë ndeshjes së fundit Milan-Sassuolo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

23-vjeçari ka siguruar dy asistime në shtatë paraqitje të Serie A këtë sezon.

Shfaqjet e tij kanë bërë përshtypje të mjaftueshme për të fituar një thirrje nga Italia për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Portugalisë dhe miqësoren me SHBA-në. /Telegrafi/