Krzysztof Piatek është sensacioni i momentit jo vetëm në Serie A, por edhe më gjerë.
Ai ka shënuar tetë gola në gjashtë takimet e para në Serie A dhe vlera e tij në treg është shumëfishuar.
Sulmuesi i Genoas, Krzysztof Piatek, është shndërruar në objektiv TË skuadrave të mëdha, ku përfshihet edhe Barcelona.
Sigurisht që është herët për të folur për një transferim të mundshëm të 23-vjeçarit në “Camp Nou”, por mediat spanjolle shkruajnë se drejtuesit e klubit katalan po e vëzhgojnë me shumë interes ecurinë e polakut.
Presidenti Preziosi shpenzoi vetëm 4 milionë euro gjatë verës për ta blerë nga Cracovia.
Çmimi i tij pas vetëm 6 takimesh në Serinë A është dhjetëfishuar dhe Genoa e llogarit diku te 40 milionë euro.
Ndoshta edhe më shumë, sepse me këtë ritëm që po shënon polaku, klubet e mëdha nuk do të hezitonin për të shpenzuar shifra të mëdha. /Telegrafi/