Sensacioni i ri i hip hopit, Tayna, ka arritur që të vazhdojë me suksese të jashtëzakonshme.
Reperja e re e cila ka arritur të bëhet sensacion me këngën “Columbiana”, arriti të krijojë pritje të mirë te publiku.
Për vetëm pesë ditë ajo arriti një milion klikime në bashkëpunimin e saj me Don Phenom.
Klipi i realizuar nga Imagine Films në muzikë të Cricket u prit shumë mirë.
Vet këngëtarja ka falënderuar të gjithë në rrjetin social Instagram.
Tayna pritet të jetë sensacioni i ri i hip hopit shqiptar.
Ajo konsiderohet si rivale direkte e reperes tjetër, Rina Balaj nga On Records. /Telegrafi/