Federata Spanjolle e Futbollit dhe La Liga kanë arritur një marrëveshje historike që hap rrugën për një epokë të re në transparencën e arbitrimin në futboll.
Duke filluar nga muaji janar, do të bëhen publike imazhet dhe regjistrimet e komunikimit midis gjyqtarëve të fushës dhe operatorëve të sistemit VAR, në ato momente kur aksione të ndryshme në lojë po rishikohen për vendime të mundshme.
Ky inovacion në futbollin spanjoll do të debutojë gjatë ndeshjeve të Superkupës së Spanjës që do të zhvillohen më 10 dhe 11 janar të këtij viti, për t’u pasuar më pas nga ndeshjet e rregullta të La Ligës.
Kjo nismë është një hap i madh drejt ngritjes së transparencës në futbollin iberik dhe pritet të japë një kuptim më të qartë dhe të saktë të vendimeve të gjyqtarëve për tifozët.
Objektivi i kësaj lëvizjeje është të përmirësojë imazhin e arbitrit dhe të ofrojë sqarime të mëtejshme mbi arsyetimin pas çdo vendimi gjatë ndeshjeve të futbollit.
Me transmetimin e këtyre imazheve dhe audiove, organizatorët synojnë të rrisin besueshmërinë dhe të kuptueshmërinë e procesit të gjykimit për të gjithë ata që ndjekin sportin.
Detajet shtesë mbi këtë iniciativë do të zbulohen nga Federata dhe La Liga në ditët në vijim, dhe do të ndahen me publikun përmes rrjeteve sociale, në mënyrë që të gjithë fansat dhe mediat të informohen mbi funksionimin e këtij mekanizmi të ri dhe të rëndësishëm të arbitrimin në futbollin spanjoll. /Telegrafi/