Përkundër angazhimeve në realizimin e materialit të ri muzikor, Rita Ora gjithmonë gjen kohë për t’u argëtuar.
Ditë më parë, këngëtarja shqiptare e festoi ditëlindjen, pastaj udhëtoi në Abu Dhabi për ta ndjekur të dashurin e saj të spekuluar, Lewis Hamilton, në garën e fundit të Formula 1, ndërsa të martën mbrëma ka dalë në Los Angeles.
26-vjeçarja ishte veshur në një flamengo-stil, kurse ngjyrat që kishte zgjedhur ishin kuqezi.
Veshja e saj ekspozonte pjesën e sipërme dhe këmbët, ndërsa këngëtarja dukej për mrekulli.
Ndryshe, Rita së fundmi ka qëndruar edhe në Londër për të promovuar albumin e saj të dytë. /Telegrafi/