Senegali e ka fituar për herë të parë në histori Kupën e Kombeve të Afrikës, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan pa gola me Egjiptin, por që në penallti u treguan më të saktë
Qysh në minutën e shtatë, senegalezët patën mundësinë e artë që të kalonin në epërsi, por dështuan.
Mohamed Abdelmonem bëri ndërhyrje të palejueshme në zonë, derisa nga pika e bardhë topin e vendosi Sadio Mane.
Por, derisa ylli i Liverpoolit po bëhej gati të gjuante, Mohamed Salah iu afrua portierit të Egjiptit që t’i tregonte se nga do gjuante bashkëlojtari i tij.
Kështu, në minutën e shtatë, portieri Gabaski ia doli të priste penalltinë e Manes, falë ndihmës së bashkëlojtarit të tij, që po ashtu luan te Liverpooli.
Më pas, Salah lëshoi disa shanse të arta në minutat në vazhdim, duke mos arritur të mposht Eduard Mendyn e Chelseat.
FULL TIME ⏰#TeamSenegal 0-0 #TeamEgypt
Off to the extra time to determine the title winner! #TotalEnergiesAFCON2021 | #AFCON2021 | #SENEGY pic.twitter.com/iVFRV8b5qY
— CAF (@CAF_Online) February 6, 2022
Një mundësi të mirë për Senegalin e lëshoi edhe Famara Diedhiou në minutën e 38-të, pasi nuk ia doli të mposhte portierin egjiptian nga afërsia.
45 minutat e dytë ishin disi pasqyrë e saja të parës, me dy përfaqësuesit që nuk arritën të tundin rrjetën e njëra-tjetrës.
Edhe pjesa e dytë ishte e dominuar nga Senegali për nga posedimi i topit dhe për nga shanset e krijuara.
🇸🇳 No goals allowed. 🧤#TotalEnergiesAFCON2021 | #AFCON2021 | #SENEGY | #TeamSenegal pic.twitter.com/UMyvJOAnID
— CAF (@CAF_Online) February 6, 2022
Duke mos arritur që të shënonin gol asnjëra nga skuadrat, kështu, finalja shkoi në vazhdime, por edhe aty, portat mbetën të paprekura.
Në penallti, Senegali u tregua më i saktë, duke realizuar katër sosh, për dallim nga Egjipti që realizoi vetëm dy herë. /Telegrafi/
🇸🇳 𝗖𝗛𝗔𝗠𝗣𝗜𝗢𝗡𝗦 𝗢𝗙 𝗔𝗙𝗥𝗜𝗖𝗔 🇸🇳 #TeamSenegal CLAIM THEIR FIRST-EVER #TotalEnergiesAFCON TITLE 🤩
HISTORY WRITTEN BY THE #AFCON2021 LIONS OF TERANGA 🦁 #TotalEnergiesAFCON2021 | @Fsfofficielle pic.twitter.com/YbEnudEvmF
— CAF (@CAF_Online) February 6, 2022