Telegrafi

Senegali dhe Holanda synojnë ta nisin mbarë Kupën e Botës, formacionet zyrtare

Senegali dhe Holanda do të përballen në ndeshjen e parë të tyre në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Dy ekipet kombëtare ndodhen në Grupin A dhe pas fitores së Ekuadorit ndaj Katarit, tani skuadrave nuk iu lejohet gabimi.

Do të jetë një duel shumë interesant mes Përfaqësueses afrikane dhe asaj evropiane që të dyja duan ta nisin me fitore.


Standings provided by Sofascore

Senegalezët janë të hendikepuar pa yllin e tyre më të madh Sadio Mane dhe synojnë të shkaktojnë befasi, derisa holandezët që janë favorit në letër kërkojnë tre pikët e para.

Formacionet zyrtare:

Senegal: Mendy, Koulibaly, Cisse, Gueye, N.Mendy, Kouyate, Dia, Diatta, Sarr, Sabaly, Diallo.

Holanda: Noppert, Dumfries, De Ligt, Van Dijk, Ake, Blind, De Jong, Berghuis, Gakpo, Janssen, Berwijn. /Telegrafi/

/Telegrafi/