Telegrafi

Senatorja franceze kërkon që Benzemas t’i hiqet Topi i Artë dhe shtetësia franceze për lidhje me terroristët

Valerie Boyer, një senatore franceze, po kërkon që Karim Benzemas t’i hiqet trofeu i Topit të Artë dhe shtetësia franceze pas lidhjeve me një organizatë terroriste dhe mbështetjes për Gazën në mes të luftës së vazhdueshme me Izraelin.

Në një peticion të nënshkruar dërguar qeverisë së Francës dhe të shpërndarë në faqen e saj në Instagram, Boyer deklaroi: “Ne nuk mund të pranojmë që një francez, i njohur ndërkombëtarisht, mund të çnderojë dhe madje të tradhtojë vendin tonë në këtë mënyrë”.

Benzema bëri publike mbështetjen e tij për popullin e Gazës në një postim në X (Ish-Twitter).

Lexo po ashtu Kush janë Vëllazëria Myslimane, organizata islamike me të cilën është i lidhur Benzema?

“Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës, të cilët janë edhe një herë viktima të këtyre bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë gra dhe fëmijë”, shkroi sulmuesi.

Disa orë më vonë, një ministër francez e lidhi ish-kapitenin e Real Madridit me një organizatë terroriste. /Telegrafi/