Site icon Telegrafi

Senatorët amerikanë bëjnë thirrje për “hakmarrje shkatërruese” në Lindjen e Mesme

Senatorët republikanë amerikanë kanë ushtruar presion mbi presidentin Joe Biden që t’i kundërpërgjigjet sulmit me dron që vrau tre ushtarë amerikanë në verilindje të Jordanisë.

Madje, njëri prej tyre bëri thirrje për “hakmarrje shkatërruese në të gjithë Lindjen e Mesme”.

Biden u zotua t’i kundërpërgjigjet sulmit, por nuk dha asnjë detaj se si mund të ndodhë, raporton skynews, përcjell Telegrafi.

“Përgjigja e vetme ndaj këtyre sulmeve duhet të jetë hakmarrja shkatërruese ushtarake kundër forcave terroriste të Iranit, si në Iran dhe në mbarë Lindjen e Mesme”, tha senatori republikan Tom Cotton.

“Çdo gjë më pak do të konfirmojë Joe Biden si një frikacak të padenjë për të qenë komandant i përgjithshëm”, shtoi ai.

Sipas republikanit Mike Rogers, tash është koha që presidenti Biden “të vendos përgjegjësinë mbi regjimin terrorist iranian dhe përfaqësuesit ekstremist të tij”.

Ndryshe, nga ish-presidenti Donald Trump, ky sulm u cilësua si “pasojë e dobësisë dhe dorëzimit të Joe Biden”. /Telegrafi/

Exit mobile version