Telegrafi

Senati votoi për rrëzimin e Rouseff

Senatorët e Brazilit janë votuar me 55 vota pro për tërheqjen e presidentes Dilma Rousseff, me anë të së cilës ajo është pezulluar automatikisht nga funksioni i saj.

Rousseff është akuzuar për manipulim të financave me ç’rast ka fshehur deficitin publik para se të zgjidhet sërish presidente në vitin 2014 dhe për këtë ajo do të gjykohet. Ajo ka mohuar të gjitha akuzat.

Shumë në Brazil e akuzojnë Rouseff për ekonominë e keqe në Brazil, shkruan BBC.

Në Brazil papunësia vitin e kaluar ka qenë 9 për qind ndërsa inflacioni është në nivelin më të lartë për 12 vjet.