Kryeqyteti francez është vërshuar pasi lumi Sena doli nga shtrati, shkaku i reshjeve të rrëmbyeshme të shiut për disa ditë me radhë.
Sjaku i vërsjimeve është dashur të mbyllen shumica e zonave turistike dhe të ndërpriten udhëtimet me barka, transmeton Telegrafi.
Uji ka hyrë në bodrumet e objekteve që ndodhen në afërsi të lumit, ndërsa banorët e disa lagjeve janë evakuuar, teksa shumë të tjerë kanë larguar gjërat e vlefshme prej banesave.
Në rrezik janë pjesët e ulëta të muzeve dhe galerive, si dhe shumë bodrumeve të verërave.
Niveli i Senës që zakonisht është një metër e gjysmë, gjatë ditës së sotme ka qenë 5.7 metra, që është 2.4 metra më pak se niveli i vërshimeve gjatë vitit 2016.
Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në periferi të Parisit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Megjithëse meteorologët kishin thënë në fillim të javës se niveli i ujit do të ritet, parashikimet e fundit tregojnë se nuk do të ketë shi dhe uji pritet të tërhiqet. /Telegrafi/
https://youtu.be/Y_nI4YU2BFU