Site icon Telegrafi

I sëmuri i ikë nga vetura punëtores së Entit Special në Ferizaj

Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një punëtore në Entin Special ka raportuar se derisa kishte qenë në lëvizje me veturë zyrtare në të cilën kishte qenë i sëmuri mental mashkull kosovar, i njëjti kishte kërcyer nga vetura dhe ikë në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 14:00.

“Ankuesja femër kosovare punëtore në Entin Special ka raportuar se derisa kishte qenë në lëvizje me veturë zyrtare në të cilën  kishte qenë  i sëmuri mental  mashkull kosovar, i njëjti kishte kërcyer nga vetura dhe ikë në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Njësitë policore janë në kërkim të personit. /Telegrafi/

Exit mobile version